Paketa Fiskale 2019/ Qeveria: Taksa mbi dividendin ulet me 7%

Shqipëria

Paketa Fiskale 2019/ Qeveria: Taksa mbi dividendin ulet me 7%

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 07:46
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka kujtuar dje biznesit të vogël që të përfshijë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe se afati për dorëzimin e librave të shitjes ka qenë 10 tetori. Kush nuk e ka bërë këtë veprim ditën e djeshme, merr penalitete.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, biznesi i vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë, ka të përcaktuar datën 10 tetor 2018 si afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Administrata Tatimore ka theksuar që në fillim të këtij procesi se ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve, sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat