Denoncimi i Berishës: Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni

Shqipëria

Denoncimi i Berishës: Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:20
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se të arrestuarit në Maqedoni për trafik droge janë të “bandës” së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebok, Berisha ka shkruar se  “Artur Balla që e thërrasin Tukja është kryesori dhe ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulantit në fushatat e fundit.”

Postimi i plotë:

Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor ju pershendes!

Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.

Jane miq te ngushte te Taulant Balles.

Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat