Debat i zjarrtë në Beograd për Kosovën/ Petro Koçi përplaset me zyrtarin e lartë serb

Shqipëria

Debat i zjarrtë në Beograd për Kosovën/ Petro Koçi përplaset me zyrtarin e lartë serb

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:17
Petro Koçi

Ministerialja e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), po zhvillohet në Beograd, ku atje si përfaqësues i Shqipërisë ndodhet zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Ky i fundit është përfshirë në një debat të ashpër me një zyrtar serb. Koçi, i është përgjigj flakë për flakë deklaratave të sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës. Ai e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi. Ai i është përgjigjur zyrtarit serb ku i ka thënë se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat