Aktiviteti i basteve vazhdon në Korçë, qytetarët presin 1 janarin

Shqipëria

Aktiviteti i basteve vazhdon në Korçë, qytetarët presin 1 janarin

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:59
Pamje nga video

Qepenët e pikave të basteve dhe lojërave elektronike vazhdojnë të ngrihen në lagjet e Korçës.

Për pronarët e tyre duket se 1 janari i ultimatumit të kryeministrit Edi Rama është ende larg.

Por, qytetarët e presin këtë ditë dhe përshëndesin vendimin për t’i mbyllur, duke shpresuar se diçka do të përmirësohet në familjet korçare, ku shumë prej tyre, si pasojë e vesit të kumarit, kanë shkuar drejt divorcit.

Janë gjithsej 137 njësi bastesh sportive dhe lojërash fati që operojnë në Korçë, jo vetëm në qytet, por edhe fshatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat