Meta ktheu sërish ligjin për Teatrin, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Shqipëria

Meta ktheu sërish ligjin për Teatrin, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:24
Teatri Kombëtar i Tiranës

Pak minuta pas kreu i Shtetit, Ilir Meta ktheu për herë të dytë për rishqyrtim në parlament ligjin e ri për teatrin, erdhi edhe reagimi i parë nga mazhoranca.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligjin për teatrin do të kalojë në seancë plenare.

“Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat