Rrëshqet dheu, ndërtesa rrezikon shembjen

Shqipëria

Rrëshqet dheu, ndërtesa rrezikon shembjen

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:52
Rrëshqet dheu

Një ekip ekspertësh lokalë nisën në Gjirokastër sondimin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati 5-katësh, i cili rrezikoi të shembej prej rrëshqitjes së dheut në janar.

Shpimet për marrjen e kampioneve dhe analizimin e lagështisë që mban kodra do të zgjasin 36 ditë. I gjithë projekti i dorëzimit të rezultateve do të kërkojë rreth 3 muaj dhe vetëm pas kësaj faze do të përcaktohet lloji i ndërhyrjes.

Rrëshqitja e shpatit të kodrës ndodhi pas gërmimeve për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati dhe 3 banesa. Pas ngjarjes, Shërbimi Gjeologjik deklaroi se duheshin marrë masa urgjente për drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Banorët u evakuuan vetëm përkohësisht, për t’u kthyer në banesa 3 javë pas rrëshqitjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat