Vasili: Ja si do ta rrëzojmë Ramën

Shqipëria

Vasili: Ja si do ta rrëzojmë Ramën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:14
Petrit Vasili

I ftuar në “Top Talk”, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ndër të tjera, foli edhe për kauzën e opozitës për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Vasili zbuloi edhe 3 elementët që, sipas tij, rrëzojnë këtë qeveri.

Kauza e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën është shumë e qartë. Është një mazhorancë e inkriminuar deri në grykë. Që ta kuptojnë më mirë qytetarët duhet që të ja tregojmë me fakte dhe ngjarje konkrete. Ne e kemi bërë këtë. Pasi u denoncua çështja e “Babales”, vëllai i deputetit shkoi në burg”, tha Vasili. Kryeministri i Shqipërisë i ka dalë për zot, që e ka verifikuar ky. Është bërë pjesë e një hetimi paralel, nuk ndodh askund në botë. Pas 4 muajsh, prokuroria me zi bëri një verifikim. Kaq i zoto është ky kryeministër.

Ky është një shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit, pasi jemi në një çështje që qeveria është nën hetim. Ne e kemi paditur për këtë. Por prokuroria nuk thërritet, pasi është Kryeministri. U bë qesharake, kur Edi Rama doli dhe zbuloi edhe autorin e imitues. Kjo zbërthen se ka një përfshirje të qartë në trafik të personave më të rëndësishëm të qeverisë.

Elementi i dytë, një qeveri e përfshirë në fshehjen e të vërtetës. Elementi i tretë, rënia e sistemit të qeverisë, duke u bërë njësh me qeverinë. Janë tre kauza të mëdha që zhbëjnë shtetin”, tha Vasili

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat