Spiropali: PD, telenovelë orientale me aktorë shqiptarë

Shqipëria

Spiropali: PD, telenovelë orientale me aktorë shqiptarë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:32
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë, ndërsa po i referohej çështjes “Babale”.

Spiropali u shpreh se e gjithë ngjarja është e inskenuar dhe këtë po e tregon dhe hetimi i prokurorisë, tha ajo.

“Një ngjarje e inskenuar kokë e këmbë, siç po del edhe nga hetimet e Prokurorisë. Është e njëjta prokurori e krimeve të rënda, po i njëjti prokuror që hetoi Tahirin. Këta njohin vetëm telenovelat orientale të luajtura nga aktorë shqiptarë. Këta e kanë kthyer partinë e tyre në një telenovelë të tillë. Këta nuk e kuptojnë se nuk merret pushteti me video të sajuar, por me votë”, u shpreh deputetja e PD.

Ndërkohë, Alibeaj u shpreh se Albert Veliu u detyrua të largohej nga Shqipëria pasi në të kundërt do të persekutohej nga Rama.

Ai tha se çdokush që merr guximin të denoncojë krimin dhunohet nga Kryeministri.
“Albert Veliu iku nga Shqipëria pasi kishte frikë se do të persekutohej. Çdo gazetarë që gjen guximin që denoncon krimin dhe përfshirjen e qeverisë në të, ndodhet përballë dhunës së kryeministri. Sot jemi si në diktaturë. Nëse flet targetohesh, dhunohesh, nga Kryeministri”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat