Dyshimet, ja kush e vrau 13-vjeçaren në Tiranë

Shqipëria

Dyshimet, ja kush e vrau 13-vjeçaren në Tiranë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:25
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është vrarë me armë zjarri, me një plagë të marrë në pjesën e barkut. Ngjarja është regjistruar në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Babai, Xhevat Brahja, kur është kthyer në banesë e ka gjetur të miturën të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë, ndërsa në shtëpi kanë qenë prezentë vëllai i viktimës dhe nusja e tij. Ai e ka transportuar të bijën, Kasandra, për në spital, por ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë nga mjekët e spitalit në fillim u tha se nuk dihej nëse plaga në bark, ishte shkaktuar me armë zjarri apo me mjete prerëse, por tashmë ata kanë pohuar se është vrarë me armë.

Policia ka shkuar në banesën e viktimës, ndërsa janë shoqëruar në polici nëna, vëllai dhe nusja e vëllait të viktimës, këta dy të fundit janë persona me vështirësi në komunikim, shurdhë-memecë, dhe efektivët nuk kanë mundur të marrin një dëshmi prej tyre, deri në momentin që një specialist për këtë rast të mund të komunikojë me ta.

Por nga ana tjetër, nëna ka mohuar se vajza është vrarë, duke mos qenë shumë  bindëse dhe duke mos dhënë shpjegime se çfarë kishte ndodhur me të, dhe nisur dhe nga këto detaje dhe mungesa e saj në banesë në momentin e ngjarjes, nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë vetë ajo që e ka lënë të bijën të vrarë.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe është e paqartë vdekja e vajzës së mitur, e cila është pjesë e komunitetit egjiptian.

Njoftimi paraprak i Policisë

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat