Lirohet zyrtari i ARRSH, ish-drejtori "i vetëm" në qeli

Shqipëria

Lirohet zyrtari i ARRSH, ish-drejtori "i vetëm" në qeli

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:47
Aksel Qurduka

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda liroi nga qelitë e paraburgimit ish-zyrtarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Aksel Qurduka.

Ai qëndronte në paraburgim nga shkurti i këtij viti, i dyshuar si një nga zyrtarët e akuzuar për abuzime me tenderimet e bëra për ndërtimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Një treshe e Apelit prishi masën “arrest në burg” dhe caktoi për të “arrest shtëpie”. Javën e kaluar masa e sigurisë “arrest në burg” u zbut në “arrest shtëpiak” edhe për ish-zyrtarin tjetër të ARRSH, Aksel Qurduka.

Aktualisht, i vetmi person në qeli për llogari të këtij hetimi është Dashamir Xhika, ish-drejtori i ARRSH, shkruan AbcNews. Xhika, Alite e Qurduka akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. 

Ata u kallëzuan nga KLS në vitin 2016 dhe më tej nga Ministria e Infrastrukturës, pas një auditi që konstatoi një dëm me 54 milionë dollarë dëm në buxhetin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat