Deputeti demokrat: Fredi Alizotin e njoh, është hajdut ordiner

Shqipëria

Deputeti demokrat: Fredi Alizotin e njoh, është hajdut ordiner

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:01
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video-përgjimi, por njëkohësisht edhe personi që deklaroi pak ditë më par në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e ka manipuluar ai këtë zë.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.

Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin. “Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.

Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici. Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat