Basha del nga Prokuroria: Nuk trembemi nga makinacionet e Ramës - Bota Sot
Basha del nga Prokuroria: Nuk trembemi nga makinacionet e Ramës

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Basha del nga Prokuroria: Nuk trembemi nga makinacionet e Ramës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:56
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi pas dëshmisë në Prokurori se thirrja e tij në organin e akuzës nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të një regjimi.

Jashtë ambienteve të prokurorisë, Basha përcolli me gazetarët dhe një mesazh për Edi  Ramën:

“PD unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi as nuk shantazhohemi nga makinacionet politike të Edi Ramës por jemi të vendosur të çmontojmë krimin nga politika”.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët për të vendosur për të larguar krimin nga politika nuk trembemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por do çojmë deri ne fund betejës për shkatërrimin e pushtetit mafioz,” tha Basha.

Basha u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Çollaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Çollaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithçka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test