”Shqipëria punon tokën”, vit i mbarë për agro-përpunimin dhe peshkimin

Shqipëria

”Shqipëria punon tokën”, vit i mbarë për agro-përpunimin dhe peshkimin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:11
Pamje nga panairi

Mbi 700 fermerë dhe sipërmarrës janë bërë pjesë e panairit më të madh të bujqësisë “Shqipëria punon token”, për promovimin e produkteve shqiptare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, e konsideroi panairin një ngjarje të rëndësishme për bujqësinë dhe agropërpunimin.

Gjatë vizitës në këtë panair, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, Peleshi theksoi se “synimi ynë është që të rrisim të ardhurat për familjet fermere, megjithëse e njohim dobësinë për sipërfaqen e vogël që kanë në dispozicion fermerët shqiptarë, është ta zgjidhim këtë problem”.

Ministri bëri të ditur se fokusi i këtij viti është në dy drejtime të reja, në agro-turizëm dhe promovim e marketim më të mirë të produkteve tipike tradicionale. ”Qeveria është munduar që programi i 100 fshatrave i cili marketon më së miri këto dy ide, ta vendosë në qendër të këtij panairi”.

Gjithashtu ”kemi improvizuar një fshat tipik pjesë e 100 fshatrave ku mund te gjejmë, produktet tipike dhe frymën e agro-turizmit, dy burime që do të çojnë tregun aty ku mungon”. “Do të krijohen të ardhura të reja për familjet në fshat”, tha ministri.

Peleshi shtoi se ”pjesëmarrja në këtë panair është më e madhe se vitin e shkuar, janë rreth 600 fermerë. ”Ky është një vit i mbarë i bujqësisë së agro përpunimit dhe peshkimit. Agro-përpunimi, tha ministri, është ai sektor që na gëzon më shumë, pasi rritja me 18 % në 6 mujorin e parë tregon se bujqësia shqiptare sot jo vetëm po konkurron me sukses por dhe po rrit eksportet, po furnizon edhe agro përpunimin. Kjo është vlera e shtuar, rrit të ardhurat dhe punësimin”, tha ai.

Në fund, Peleshi tha se ‘dy kampionët ngelen peshkimi dhe bimët medicinale. ”Peshku i përpunuar ka një rritje spektakolare këtë vit, prej 55% në eksporte, ndërsa bimët medicinale, 1 me 33 pra eksportojmë 33 herë më shumë se sa importojmë. Vazhdojmë të mbajmë rreth 70 % të tregut të Amerikës për sherebelën”, tha Peleshi. Ministri i Bujqësisë sqaroi se  ”tashme nuk eksportojmë vetëm bimët medicinale në gjendjen e lëndës së parë por edhe të përpunuara, çka do të thotë një vlerë të shtuar”.

Ministri i bujqësisë shprehu kënaqësinë që në këtë ditë të dytë të panairit  ”Shqipëria punon tokën”, shoqërohej nga ambasadori i bashkimit Europian dhe kryetari i grupit parlamentar të PS.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Tiranë në këtë ditë kaq të bukur, dhe theksoi se agrikultura është shumë  e rëndësishme për ekonominë e një vendi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat