Përfundimi i misionit, Ruçi pret ambasadorin e Kubës dhe të Laositv

Shqipëria

Përfundimi i misionit, Ruçi pret ambasadorin e Kubës dhe të Laositv

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:06
Gramoz Ruçi dhe Phoukhao Phommavongsa

Në takim kryetari i Kuvendit vlerësoi ndjenjat miqësore që ushqejnë dy popujt tanë për njeri-tjetrin dhe vuri në dukje vullnetin politik të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik, ekonomik e tregtar dypalësh si edhe me vendet e tjera anëtare të ASEAN-it.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Laos-it për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, si edhe e inkurajoi  Laosin të njohë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mund t’i shërbejë edhe emërimi në të ardhmen i konsujve të nderit në të dy vendet.

Në fund nga ana e tij, ambasadori Phommavongsa, në emër të parlamentit të vendit të tij, ftoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, për një vizitë zyrtare në Laos.

Ruçi-Rodriguez: Kuba të rikonsiderojë qëndrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më herët, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti  në një takim ambasadorin e Kubës, rezident në Sofje, Pedro Pablo San Jorge Rodriguez, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Në takim, Ambasadori Rodriguez e informoi Kryetarin Ruçi mbi ndryshimet e fundit politike që po kryen Kuba, për rishikimin e Kushtetutës dhe të modelit të zhvillimit ekonomik, për të nxitur hapjen e vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Po ashtu, ambasadori e informoi Kryetarin e Kuvendit edhe për përgatitjen prej qeverisë kubane të disa marrëveshjeve për bashkëpunim me Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi ndryshimet dhe zhvillimet që po përgatiten nga qeveria kubane dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhet të intensifikohen dhe kjo është në të mirë të të dy vendeve si dhe i kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Po ashtu, Ruçi kërkoi që Kuba të rikonsiderojë qëndrimin për njohjen e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat