Shkolla e romëve, shtohet frekuentimi në Fier - Bota Sot
Shkolla e romëve, shtohet frekuentimi në Fier

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Shkolla e romëve, shtohet frekuentimi në Fier

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:33
Fier

Braktisja e shkollës nga fëmijët e komunitetit rom është një fenomen në rënie gjatë dy viteve të fundit në Bashkinë e Fierit.

Në zonat e populluara me komunitet rom, Levan, Mbrostar, Baltëz, e Topojë, vetëm 15 fëmijë nuk kanë filluar ende procesin mësimor për këtë vit shkollor. Në njësinë administrative Levan, ku ka një numër të madh romësh, është ngritur edhe një qendër komunitare për fëmijët e moshës parashkollore.

Pjesëtarët e këtij komuniteti nuk i dërgojnë më fëmijët të punojnë, por janë ndërgjegjësuar për shkollimin e tyre. Ndonëse mësojnë në kushte jo të mira, vogëlushët e këtij komuniteti përpiqen të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

Për frekuentimin sistematik të procesit mësimor nga pjesëtarët e komunitetit rom shprehet optimiste edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Dino Ismaili”, Gazmira Birçaj.

Disa prindër të komunitetit rom thonë se nuk kanë përkrahjen e shtetit, pasi fëmijët e tyre, edhe të arsimuar, nuk trajtohen njëlloj me të tjerët.

Vetëm pak vite më parë, braktisja e shkollës ishte një fenomen shqetësues për komunitetin rom në Bashkinë e Fierit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test