Vettingu/ Dosja e ankimimit: 18 arsyet pse duhet shkarkuar Xhezair Zaganjori

Shqipëria

Vettingu/ Dosja e ankimimit: 18 arsyet pse duhet shkarkuar Xhezair Zaganjori

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:19
Xhezair Zaganjori

Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 46, datë 24.07.2018, vendosi të konfirmonte në detyrë Zaganjorin, pavarësisht disa pasaktësive në deklarimin e pasurisë, kontratave fiktive, mospagimit të taksave etj. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit. Ditën e djeshme, Komisioneri Publik zyrtarizoi ankimimin.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftim. Shqiptarja.com ka zbardhur dokumentin me 18 faqe të Komisionerit Publik, në të cilin rendit arsyet se pse duhet rrëzuar vendimi i KPK dhe shkarkuar nga detyra Xhezair Zaganjori. Komisioneri konteston vendimin e KPK për vlerësimin e Zaganjorit vetëm për kriterin e pasurisë.

Sipas Komisionerit Publik kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë kontrata fiktive, nuk ka paguar detyrimet tatimore, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë gjatë viteve, nuk justifikon shpenzimet me të ardhura të ligjshme etj. Sipas Komisionerit, Zaganjori, pas kalimit të barrës së provës, nuk ka vërtetuar dot të kundërtën e gjetjeve të Komisionit. Komisioneri Publik ka bërë edhe një përmbledhje të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë së Zaganjorit ndër vite në raport me deklaratën për llogari të Vetingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat