Zbulohet treshja e gjyqtareve që do të shqyrtoje ankesën e bërë nga Rexhep Rraja. Pak ditë më patë djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, apeloi masën e “arrest me burg”.
Trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës. Ndaj rij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. I riu akuzohet për ‘përndjekjen’, ndaj ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.
Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.