Vrasja e trefishtë në Mat, Xhaçka: Autori do të marrë dënimin e merituar

Shqipëria

Vrasja e trefishtë në Mat, Xhaçka: Autori do të marrë dënimin e merituar

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:15
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e tre personave të vrarëve në Mat.

Gjatë një vizite të zhvilluar në familjet e të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht, ministrja vlerësoi punën e tri viktimave në shërbim të komunitetit, duke shprehur bindjen se drejtësia do të bëj punën e saj dhe se autori do të marrë dënimin e merituar.

Kujtomë se tre ditë më parë, në Mat, tre punonjësit e bashkisë u ekzekutuan nga një bashkëqytetar, për motive të dobëta. Policia bëri arrestimin e autorit në kohë rekord. Nga kjo ngjarje tre persona mbetën të vdekur dhe një tjetër mbeti i plagosur lehtë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat