Tetori "pranveror", ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë në Shqipëri

Shqipëria

Tetori "pranveror", ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë në Shqipëri

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Duket se vjeshta e këtij viti do të mbyllet me temperatura më të larta se normalja.

Këtë e bëjnë të ditur meteorologët dhe gjithashtu janë shprehur se të njëjtin mot "pranveror"  do të kemi edhe këtë javë.

Ndonëse shërbimi “Meteoalb” parashikon një rënie të lehtë të temperaturave duke filluar nga dita e diele, meterologia Lajda Porja thotë se vlerat e termometrit do të vijojnë të mbeten të larta, rreth 25-26 gradë celsius.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë territorin e vendit tonë ndryshe nga sa pritet të ndodhë në vendet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat