Udhëtime me avion privat? Shkëlzen Berisha sulmon keq Taulant Ballën

Shqipëria

Udhëtime me avion privat? Shkëlzen Berisha sulmon keq Taulant Ballën

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:06
Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla

Pas daljes së emrit të tij në çështjen e ‘Xhisielës’, në videon e Fredi Alizotit, Taulant Balla së fundmi akuzohet nga opozita se ka udhëtuar me avion privat disa herë me një të ish-dënuar për trafik droge.

Megjithatë Balla reagoi i qetë duke ‘tundur’ në dorë ‘flamurin’ e kallëzimit në prokurori të deputetit demokrat Ervin Salianji që publikoi disa të dhëna për akuzën e tij.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera [????] . Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”,– shkruante Balla.

Por pasditen e sotme është përfshirë në debat edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po ashtu ka pasur një çështje me deputetin socialist Taulant Balla.

“Tualetit i takon të udhëtojë me avion privat sepse është funksional për shoqërinë”,- shkruan Shkëlzen Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat