OSBE-ja mbledh Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës

Shqipëria

OSBE-ja mbledh Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 22:47
OSBE-ja mbledh Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës

Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me alternativat ndaj kultivimit të kanabisit, në një takim dyditor të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 11 dhe 12 tetor, në Shkodër.

Përveç diskutimeve në tryezë, pjesëmarrësit vizituan edhe vende ku kultivohen bimë si shafrani, sherebela dhe trumza, si dhe ferma agroturizmi.

E pranishme në takim, shefja në detyrë e Departamentit të Mirëqeverisjes në Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore në Prezencën e OSBE-së, Ekaterine Kristesashvili, tha se që nga viti 2017, Prezenca ka punuar bashkë me Ministrinë e Brendshme dhe task forcën qendrore për të identifikuar faktorët motivues që i shtynë komunitetet vendore dhe fermerët të përfshiheshin në fenomenin e jashtëligjshëm të kultivimit të kanabisit. “Një ndër problemet e identifikuara, mes të tjerave, ishte edhe mungesa e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel vendor dhe komunitar”, tha ajo.  

Gjatë vitit 2018, Prezenca punoi së bashku me task forcat vendore të Shkodrës dhe Vlorës, të udhëhequra nga prefektët përkatës, për të mbështetur zbatimin e planeve të tyre të veprimit sa i takon ndërgjegjësimit kundër kanabisit. Prezenca mbështeti disa masa kyçe të identifikuara në këto plane veprimit, që kishin të bënin me takimet e komuniteteve vendore, aktivitete publike dhe konkurse në shkolla, në të cilat u përfshinë rreth 400 pjesëmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat