Flasin gazetarët: “Babalja”, shaka politike

Shqipëria

Flasin gazetarët: “Babalja”, shaka politike

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Çështja Babale është tashmë një çështje politike më shumë se sa e drejtësisë. Kështu mendojnë gazetarët Shpëtim Nazarko dhe Gentian Gaba të cilët nuk shohin se hetimi do të shkojë deri në fund por do të ngelet tek aktorët e vegjël të kësaj ngjarje.

Historia e Babales për Shpëtim Nazarkos i ngjan librit "të Mjerët" të Viktor Hygo. Fakti që palët politike nuk kanë dorëzuar materialin origjinal të filmimeve, do të thotë që kanë menduar t’i shpëtojnë përballjes politike dhe ta trajtojnë këtë cështje si shaka politike

Nazarko: Fakti që ekspertët nuk kanë në dorë DVD origjinale tregojnë se aty nga mezi, palët po e trajtojnë si gjysmëshakaje, duke u munduar ta kalojnë si ato historitë që kanë kaluar më parë.

I të njëjtit mendim është edhe gazetari Gentian Gaba, i cili shprehet se nëse në një çështje përfshihet politika, atëherë për drejtësinë nuk ka shumë vend.

Gaba: Palët me njëra-tjetrën, mungesa e besimit tek njëra palë kundrejt drejtësisë së re, e bën këtë çështje politikisht më të rëndësishme. Pra dominon aspekti politik.

Hetimi i prokurorisë është i besueshëm por si të gjitha historitë shqiptare, kjo do të përfundojë me dënimin e aktorëve të vegjël.

Nazarko: Dënimi kryesor mund të vejë sipas rregullit që në fund e ha i vogli, Babale ose Alizoti. Të tjerët të këshillohen të sillen mirë. Nëse palët nuk dorëzojnë materialin origjinal atëherë këto qëndrojnë në ajër dhe hartuesit e saj do të dënohen për karagjozllëk.

Gaba: Publiku ka më shumë prirje që t'i besojë institucioneve, paçka luftës së madhe që bëhet në oborret e dy kullave hakmarrëse, PD dhe PS. Gjithësesi duke qenë se jemi në një situatë ku ne nuk kemi sondazhe të opinionit, nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim zgjedhjet. 

Kjo mënyrë e të bërit politike është një mënyrë e shëmtuar dhe sipas analistëve populli e ka kuptuar këtë nivel të ulët të politikanëve të shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat