Elvana Gjata shpallet në kërkim pas largimit nga Shqipëria, zbulohet pse u rikthye e motra - Bota Sot
Elvana Gjata shpallet në kërkim pas largimit nga Shqipëria, zbulohet pse u rikthye e motra

Shqipëria

E martë, 13 nëntor 2018

Elvana Gjata shpallet në kërkim pas largimit nga Shqipëria, zbulohet pse u rikthye e motra

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:13

Këto ditë mediat dhanë lajmin se Policia ka shpallur në kërkim edhe këngëtaren Elvana Gjata, përveç të dashurit të saj, biznesmenin Ervin Mata.

Urdhri doli pas ngjarjes së javës së shkuar në një prej lokaleve të zonës së ishBllokut, ku si pasojë e një sherri, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Urdhri për ta shpallur në kërkim këngëtaren erdhi si pasojë e përfshirjes së saj në këtë ngjarje si arsyeja e këtij konflikti mes dy grupeve, ku u bë pjesë edhe i dashuri Mata.

Image

Pas shumë tentativash për t’i marrë dëshminë këngëtares, grupi hetimor duket se nuk ia ka dalë dot, sipas raportimeve të mediave, duke qenë se ajo u largua nga Shqipëria. Edhe pse u dhanë versione të ndryshme nga portalet në lidhje me vendin ku mund të kishte flutuar Elvana, gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Kan” moderatori Blendi Fevziu tregoi se Elvana ishte larguar jashtë vendit para se të ndodhte ngjarja, pikërisht në Gjermani ku kishte një koncert.

Dihet që prej vitesh në atë vend jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata, e cila është këngëtare e muzikës operistike. E ndërkohë që motra e saj e njohur është në kërkim për të dhënë dëshminë dhe ka 30 ditë kohë nga ngjarja për ta bërë, Migena duket se nuk përzihet aspak me këtë histori ndër më të bujshmet në vend, pasi ajo do të vazhdojë axhendën e koncerteve të saj.

Migena do të mbajë një koncert në Pallatin e Brigadave në Tiranë së shpejti, që do të jetë i dyti për audiencë të zgjedhur brenda një harku kohor prej një viti. Sopranoja rikthehet në kryeqytet sërish në vjeshtë, pas koncertit të një viti më parë në Universitetin e Arteve, i mbajtur në kuadër të tetorit gjerman.

Image

ELVANA & MIGENA, LUKSI QË NDAN MOTRAT GJATA

Vjeshta e vitit të kaluar ishte shumë e rëndësishme për motrën më të madhe të këngëtares, Elvana Gjata. Kjo për faktin se sopranoja Migena Gjata mbajti koncertin e saj të parë në Tiranë. Për këtë arsye nuk kishte si të mungonte prania e Elvanës për ta mbështetur motrën e saj. Elvana u shfaq në hollin e Universitetit të Arteve në shoqërinë e stilistit të njohur të Kosovës, Valdrin Sahiti.

E veshur me një fustan saten jeshil, ajo çfarë ra në sy, sigurisht, ishte edhe shalli që Elvana e kishte vendosur sipër krahëve, i cili ishte i markës Fendi në vlerën prej 1890 dollarë. Ishte momenti kur Elvana ishte duke shijuar suksesin e këngës “Forever is over”, me të cilën u ngjit shkallëve të suksesit botëror, një projekt që u parapriu projekteve të tjera, që do të vinin më vonë.

Veshja dhe stili luksoz i Elvanës dëshmoi se ajo bënte një jetë krejt ndryshe nga motra e saj Migena, e cila mund të themi se jeton në mënyrë modeste në Gjermani. Ajo është një nga të paktat soprano shqiptare, që ka provuar në rritje karrierën e saj jashtë vendit.

Ndërkohë që për Elvanën dimë shumë, Migena ka një profil të ulët në publik, pasi shumë pak e njohin. Migena Gjata është vajza, që tërhoqi vëmendjen e kritikës apo mediave gjermane me zërin e saj, edhe pse në moshë të re. Ajo u kthye në Tiranë vitin e kaluar për interpretimin e veprave të Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e Strauss.

Në të njëjtën shkollë si Elvana që është diplomuar për Regjisurë, edhe Migena është diplomuar në Universitetin e Arteve me prof. Suzana Frashëri. Më pas në Universitetin e Arteve në Essen ajo studioi në klasën e prof. Rachel Robins. Edhe pse koncerti i saj në Tiranë ishte në rastet e rralla kur u fotografua në publik me të motrën, Migena është komentuar në media gjithmonë si e pranishme gjatë pushimeve luksoze të Elvanës nëpër botë./Panorama

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test