Edi Rama çon në gjyq Sali Berishën

Shqipëria

Edi Rama çon në gjyq Sali Berishën

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:58
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ditën e djeshme ish- kryeministri Sali Berisha shkroi se kreu aktual i ekzekutivit Edi Rama kishte blerë një këmishë 25 mijë dollarë në Nju Jork.

Pas kësaj reagoi vetë Kryeministri Edi Rama i cili shkruan se do të çojë në gjykatë ish-kryeministrin Berisha nën akuzën e shpifjes.

“S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!

Kjo shpifje do shkojë në gjyq. "Hugo Bossi" im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë.

Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopsht”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat