“S’ka bërë vaki ndonjëherë!” Nuk mbahet mend se kur ka rënë shi në Kukës

Shqipëria

“S’ka bërë vaki ndonjëherë!” Nuk mbahet mend se kur ka rënë shi në Kukës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:02
Kukës

Nuk mbahet mend hera e fundit kur ka rënë shi në Kukës. Të moshuarit thonë se është ndër të rrallat periudhë e gjatë thatësire.

“S’ka bërë vaki. Ka rënë shi erdhe në Korrik e Gusht, ndërsa në Tetor jo”.

Bimësia ka humbur para kohe ngjyrën. Bagëtitë përpiqen të zgjedhin akoma fijet e mbetura të barit të njomë, kurse misri në korrje e sipër nuk është ai i viteve të kaluara Prurjet e lumenjeve nuk kanë të krahasuar me asnjë periudhë të viteve të kaluara. Mungesa e reshjeve i ka pakësuar ato. Lumi Luma ngjan më tepër me një përrua

Pakësimi i prurjeve ka ndikuar edhe në oraret e furnizimit me uje të pijshëm. Liqeni i Fierzës po zbrazet çdo ditë e më shumë. Të paktën deri në fund të Tetorit nuk janë parashikuar reshje. Edhe pse njihet si muaji më me shumë thatësirë, ai ka kaluar rekordet e shumë viteve. Tetori njihet edhe për veçori të tjera që kanë lidhje me industrinë hidrike.

Në rastet e projektimeve për HEC-et, ujësjellësat apo projekte që kanë bazë burimet ujore, përcaktimi i nivelit të prurjeve bëhet gjithmonë nga matjet që realizojnë inxhinerët në muajin Tetor, si muaji më i thatë i vitit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat