Balaj: “Bëmë më shumë se Izraeli, barazimi do të ishte minimumi”

Shqipëria

Balaj: “Bëmë më shumë se Izraeli, barazimi do të ishte minimumi”

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:31
Bekim Balaj

E tradhtuar nga vetja në vetëm dy episode specifike, Shqipëria e pësoi rëndë, duke dalë e mundur me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Izraelit në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kompeticionin e Ligës së Kombeve. Një disfatë e hidhur, që gati zyrtarizon dështimin e Shqipërisë në këtë garë, por ndërkohë, trajneri i kuqezinjve, Christian Panuçi, nuk pranon me zë të lartë dorëzimin. Kreu i pankinës së Shqipërisë, preferoi të ndalet tek loja e shkëlqyer e kuqezinjve, teksa ka komentuar edhe dy golat e pësuar.

“Nuk arrita të shënoj, edhe pse u mundova të bëj më të mirën por nuk arritëm dot të finalizonim. E vuajtëm mungesën e golit. E kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen dhe të vjen shumë keq kur në fund e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0. Mendoj se barazimi do të kishte qenë më i drejtë, ndonëse ishim ne që realizuam më shumë raste se Izraeli. Gjithsesi futbolli i ka të gjitha. Nuk më takon mua të gjykoj vendimet e trajnerit, por shtimi i futbollistëve në zonë shton shanset për gol. Ajo ishte zgjedhja e trajnerit, nuk më takon mua ta gjykoj”, deklaroi Balaj në përfundim të ndeshjes së humbur nga Shqipëria me rezultatin 2-0, në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat