Nga vjelja e rrushit deri sa del në treg, si bëhet vera natyrale

Shqipëria

Nga vjelja e rrushit deri sa del në treg, si bëhet vera natyrale

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 00:13

Top-Channel tregoi se vera e jashtëligjshme realizohej për pak minuta dhe se kostoja e saj ishte vetëm 100 lekë litri. Verën vrasëse ne e gjetëm në një nga restorantet afër kryeqytetit. Por si prodhohet vera natyrale?

Së bashku me enologun Krenar Gozhdari, do t’ju tregojmë procesin e një vere natyrale, që nis me vjeljen e rrushit. Pasi volëm rrushin do ta dërgojmë atë pranë kantinës ku do të nisim me procesin e egrapimit.

“Mbas vjeljes, rrushi transportohet në kantinë, ku procesi i parë është egrapimi. Mbas egrapimit kalon në serbatorët e fermentimit, ku qëndron për një javë, pasi ka përfunduar procesin e fermentimit. Më pas bëjmë tërheqjen e lëngut nga bërsitë, ku më pas vera e re qëndron në serbatorët e stazhinimit për periudha të ndryshme kohe. Nga disa muaj për disa vjet. Më pas i bëhen të tjera trajtime ku kalon në fazën e mbushjes dhe pastaj në treg”, tregon enologu Gozhdari.

Pasi përfunduam të gjithë procesin teknologjik për të arritur tek shishja e verës, le të flasim pak për çmimin. Sa është kostoja e kësaj shisheje vere?

“Nëse bëjmë një kosto të përafërt, duke përfshire lëndën e parë që është rrushi, që është 150 lekë të reja për një litër verë, ambalazhimin, që do të thotë shishja e verës, etiketën, tapa paguhet edhe me detyrimet kundrejt shtetit, që shkojnë 30-40 lekë për litër verë, në varësi të gradës alkoolike, kostot e punës, punëtorët, energjinë elektrike, pajisjet që janë përdorur, mund të shkojë minimumi 4 mijë lekë një shishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat