Rama: Bastet s’i shpëtoni, do vdesë edhe monopoli online

Shqipëria

Rama: Bastet s’i shpëtoni, do vdesë edhe monopoli online

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:29
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për të mbyllur pikat e basteve e ka mohuar gjithashtu reagimet se kjo bëhet për të krijuar një monopol online të basteve.

Statusi i Ramës i drejtohet edhe opozitës, teksa shton “Amanet dëshmitarin X”.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat