Balla e hodhi në gjyq, Salianji tallet: Nuk i bëj dot fotoshop provave që tregon sistemi TIMS

Shqipëria

Balla e hodhi në gjyq, Salianji tallet: Nuk i bëj dot fotoshop provave që tregon sistemi TIMS

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:34
Taulant Balla dhe Ervin Salianji

Ditën e djeshme deputeti i PS-së Taulant Balla paditi në gjykatë për shpifje demokratin Ervin Salianji në lidhje me denoncimin e këtij të fundit dy ditë më parë, i cili akuzonte se numri dy i PS-së ka udhëtuar dhjetëra herë me charter privat më biznesmenin Edmond Bego, i përfshirë në trafik droge e një sërë krimesh të tjera.

Në përgjigje të kallëzimit penal nga ana e Ballës, Ervin Salianji ka zgjehdur të reagojë sot me një postim në rrjetin social ku dhe ka bër publike se po bëhet gati për gjyqin ndaj socialistit. Demokrati ka ironizuar duke thënë se sistemi TIMS nuk mund të modifikohet me fotoshop, ashtu siç pretendoi Balla kur ish kryeministri Sali Berisha nxorri disa ditë më parë një foto të socialistit me një të dënuar për drogë.

“Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?”-ironizon Salianji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat