Kryemadhi: Rama rrëzohet me revoltë

Shqipëria

Kryemadhi: Rama rrëzohet me revoltë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:18
Monika Kryemadhi

"Ka vetëm një mënuyrë shpëtimi nga Rilindja dhe kjo është revolta qytetare”

Ky ishte mesazhi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka folur këtë mbrëmje përpara te rinjtë të LRI-së në njësinë numër një në kryeqytet.

Kryemadhi është shprehur se kryeministri Rama nuk mund të largohet ndryshe përveçse me revoltë qytetare.

Kryemadhi: Kemi një kryeministër që ka kapur drejtësinë dhe institucionet e shtetit, kemi një rast flagrant se Prokuroria përgjon dëshmitarin e saj dhe janë aq të paftë sa tregojnë në fashikuj se si i kanë dorëzuar pakon e mirë. Shohim jo vetëm një arrogancë të shtetit, por vjen dhe si një enturazh i kri it të organizuar.

Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Ram dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente. Pasi po tu pyesësh ju doni të ikni jashtë shtetit, kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar.

Sot nuk të ofron sigurti, barazi , ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon. Situata në të cilën Edi Ramës dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa, ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta. Të gjithë thonë se  opozita të shkojë, në Kuvend, por për çfarë të shkojë opozita, të bëhet alibi për vjedhjet që po bëhen. Po më mirë të shkojmë në shtëpi se atë bëhemi alibi e këtyre kriminelëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat