Trafiku i kokainës/ Mafiozët shqiptarë ndihmoheshin nga djali i deputetit grek

Shqipëria

Trafiku i kokainës/ Mafiozët shqiptarë ndihmoheshin nga djali i deputetit grek

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:22
Drogë

Operacioni i rëndësishëm i policisë greke që u zhvillua disa ditë më arë ka nxjerrë të dhëna interesante. Djali i një deputeti të njohur në grek dhe dy oficerë të policisë helene janë nën hetim. Ata dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-shqiptar të trafikimit të drogës.

Prestigjiozja greke “Espresso” shkruan se grupi kishte shtrirë tentakulat në Atikë, Thesali dhe Peloponez. Ky grup ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi. Arrestimet erdhën pas hetimeve që zgjatën katër muaj.

Të premten, oficeret e policisë vijuan me bastisje në disa banesa. Ata vunë në pranga 9 persona (nga 11 të dyshuar), pesë greke dhe katër shqiptarë. Identitetet e personave të arrestuar nuk është zbuluar akoma për publiku. Lideri i grupit dyshohet se është një shqiptar, i cili deri më tani i ka shpëtuar prangave. Bashkë me këtë të fundit, edhe një tjetër person është në kërkimin e policisë.

Djali i politikanit raportohet se u arrestua në banesën ku jetonte (bashkë me të atin). Ai dyshohet se kishte një rol aktiv në grup. Bashkë me të dy oficerët e policisë të cilët, duke përfituar nga statusi i tyre, u dhanë anëtarëve të bandës informata për të lehtësuar veprimet e tyre. Efektivët e policisë, po hetohen në gjendje të lirë pas arrestimit. I pari shërbente në Atikë ndërsa i dyti në Grevena.

Droga trafikohej me autobusë, por edhe me rrugë ajrore. Gjatë bastisjeve në banesat e përdorura nga të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi mes të tjerash. Pesë armë zjarri, stoli dhe sende të çmuara, disa telefona celularë dhe një shumë prej 35,000 euro.

Mes provave që kanë administruar hetuesit janë edhe përgjime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat