Babalja: Fredi Alizoti është një i droguar, jepi dy birra e do e shikosh vetë!

Shqipëria

Babalja: Fredi Alizoti është një i droguar, jepi dy birra e do e shikosh vetë!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:52
Albert Veliu

Albert Veliu shprehet se e njeh Alfred Alizotin, i cili ka deklaruar se është ai personi që ka imituar vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj së bashku me “Babalen”.

Në një intervistë në emisionin Open në Top Channel, Babalja është shprehur se e mbante afër Alizotin si një formë të truprojës, pasi sipas tij Fredi Alizoti është një person i droguar dhe i alkoolizuar.

Në lidhje me një pjesë të përgjimeve të prokurorisë mes Albert Veliut e Alfred Alizotit, vetë Babalja shprehet se shumat e parave janë të manipuluara dhe se ai e kishte drejtuar Alizotin tek një mik i tij për t’i dhënë para sepse familja e Alizotit është në kushte të këqija.

Pjesë nga intervista:

Ka dalë Fredi Alizoti, a e njeh?

E njoh, bnuk kam lidhje familjare, e kam ndihmuar se ka qenë njeri hallexhi. Ai ka ditur historinë time, ngjarjen time që ja kam treguar unë dhe e mbaja ngapas për të më ruajtur.

E keni treguar

E kam pas shok sit ë them, kisha besim se më mbronte krahët.

Kur je takuar

Në Tiranë, që më vinte Shik-u e policia. Kisha hall se mos më fusnin ndonjë plumb, e mbaja afër.

Nuk është e vërtetë, merrni zërin e Alizotit

A i keni premtuar para? Ka përgjime prokuroria

Le të kenë, janë të gjitha gënjeshtra. Unë I kam thënë të jap një mijë euro sepse ai është keq, ka dy prindërit pa bukë.

Që ju të bindeni jepini dy shishe birra dhe do të thotë shumë, ai është i droguar, alkolist.

Mua s’më blen njeri. Unë kisha një histori të vjetër me X, ai më ktheu kurrizin, dhe unë I ktheva monedhën. Këtu nuk ka të bëjë politika fare, unë e kam të gjithën me atë, më la të vuaja nëpër burgje, kurse vetë bënte palate, u bë kapobanda e…

Le të kthehemi… a i ofruat para?

Kam ardhur në Kosovë me 300 euro, ndërsa train jam me 4 euro në xhep dhe ha bukën e azilit. E shtyj për një copë bukë.

Ai më tha se kam familjen pa bukë, dhe I thash shko tek një njeriu im të të japë 200 euro.

Po pse thotë po dridhem ai?

Po është I droguar moj. Këto përgjimet janë manipulime! Unë flas aty për disa para që do t’ja jepte një miku im për ta ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat