Rama publikon mesazhet: Bojkoti i opozitës nuk u prit mirë nga ndërkombëtarët

Shqipëria

Rama publikon mesazhet: Bojkoti i opozitës nuk u prit mirë nga ndërkombëtarët

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një mesazh të ardhur nga një mik i Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Sipas këtij mesazhi nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët bojkoti i opozitës ditën e djeshme në takimin e komitetit të 13-të të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë.

Rama shkruan në Twitter:

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”

Drejtuesja e delegacionit europian, Monika Makovei kritikoi dje përfaqësuesit e opozitës për bojkotin, ndërsa raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të paraqesin prova në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat