Vasili: Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Edi Ramës

Shqipëria

Vasili: Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Edi Ramës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:21
Petrit Vasili dhe Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur çështjen në ngarkim të kryeministrit Edi Rama, pas padisë që depozitoi opozita pak kohë më parë në lidhje me audio përgjimin, ku pretendohej se implikohej vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

PD-LSI kërkuan hetim penal ndaj Ramës, pasi sipas tyre ka fshehur të vërtetën për dosjen ‘Babalja’. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Ramës.

Statusi i plotë:

Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen Edi Rames.
Prokuroria e dorezuar koke e kembe te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha.

Prokuroria qe therret kryetarin e partise demokratike per ceshtje ordinere.Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e Agron Xhafes.

Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj edi rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen.Gazetaret ne burg edi rames i mbyllet ceshtja.Prokuroria i mbylli me pare ceshtjen edi rames me nje falje me facebook kur i beri i beri thirrje policise te hiqte uniformat e te bente vota per rilindjen.
QYTETARE!!!
REFORMA NE DREJTESI ISHTE BURG PER JU DHE MBULIM I CDO ZULLUMI PER EDI RAMEN
TURP,TURP,TURP!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat