Basha: Prokuroria refuzon të hetojë Ramën, Veliun, Ballën dhe mbron luksin e Tahirit

Shqipëria

Basha: Prokuroria refuzon të hetojë Ramën, Veliun, Ballën dhe mbron luksin e Tahirit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:23
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi, një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një për pjesën tjetër të popullit.

Reagimi vjen pasi Prokuroria pushtoi hetimet për Edi Ramën në lidhje me deklaratat e tij për ekspertizën e audio-përgjimit të publikuar për Agron Xhafën.

Reagimi i plotë i Bashës: 

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin.

Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat