Salianji për Ballën: Në Prokurori jepet llogari për krimet, nuk është faltore

Shqipëria

Salianji për Ballën: Në Prokurori jepet llogari për krimet, nuk është faltore

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:31
Ervin Salianji

Ervin Salianji, deputet i PD përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se Taulant Balla duket se po ngatërron punët e Prokurorisë. Ai thotë se Prokuroria është një vend ku jepet llogari për krime dhe jo vend për të larë krimet. Salianji ka publikuar edhe një fotografi të dizajnuar, ku “duket” Balla me një bos të mafies duke “udhëtuar” së bashku.

“E ke ngatërruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve!  Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! “, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat