Balla: Mesazhi i PE i qartë, zënkat nuk duhet t’i përcjellim te miqtë tanë

Shqipëria

Balla: Mesazhi i PE i qartë, zënkat nuk duhet t’i përcjellim te miqtë tanë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 20:31
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar disa pamje nga diskutimet e takimit të djeshëm në Bruksel, ku sipas tij jepen qartë mesazhet nga Parlamenti Europian.

“Diskutimet dje në Bruksel gjatë takimit të XIII të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE- Shqipëri, ku mesazhet e miqve tanë të Parlamentit Europian ishin të qarta, nuk duhet që zënkat e shtëpisë tonë t’i përcjellim tek miqtë tanë, sepse nuk është vendi ku zgjidhen”, -ka thënë Balla në reagimin e tij.

Më tej, ai ka theksuar se me aktin e djeshëm, opozita preku të gjithë ata që i kanë besuar votën PD-së, duke regjistruar sipas Ballës, nivelin më të ulët ndonjëherë të përfaqësimit.

“Me aktin e djeshëm, opozita nuk më preku mua, por të gjithë ata që i kanë besuar dhe votuar, duke regjistruar nivelin më të ulët ndonjëherë të përfaqësimit. Duket se vendin tonë e duan më shumë miqtë tanë europianë, sesa opozita jonë”, – ka përfunduar Balla. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat