Policia ndalon infermierin e Spitalit të Korçës

Shqipëria

Policia ndalon infermierin e Spitalit të Korçës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:57
Korçë

Premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar, Policia ndalon infermierin e Spitalit të Korçës.

Specialistët kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit: A.Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës). Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15,000 deri në 20,000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë, Korçë, në lëndë të ndryshme. Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj.

Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat