Luani i Fierit me sy të nxirë shpëtohet nga policia - Bota Sot
Luani i Fierit me sy të nxirë shpëtohet nga policia

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Luani i Fierit me sy të nxirë shpëtohet nga policia

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:29
Luani i Fierit

Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit”.

“Daily Mail” gjithashtu raportoi se kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat në Fier.

“Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”, shkruan në rrjetet sociale ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test