Shpifja, Manjani: Të fala OSBE, Rama do të kthejë nenet që hoqi por i duhen 84 vota

Shqipëria

Shpifja, Manjani: Të fala OSBE, Rama do të kthejë nenet që hoqi por i duhen 84 vota

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:38
Ylli Manjani dhe Edi Rama

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish lidhur me paketën antishpifje që propozon kryeministri Edi Rama.

Në një postim në fb, Manjani kujton se shpifja ka qenë pjesë e Kodit Penal në Shqipëri deri në vitin 2012, kur qeveria “Berisha” asokohe, pas një këmbëngulje të fortë ndërkombëtare, e hoqi veprën nga Kodi Penal, duke e kaluar në një çështje që trajtohet në kuadër të Kodit Civil, siç është edhe aktualisht.

Manjani shton se për boshatisjen e këtyre neneve në kodin penal bashkoi votat edhe opozita e Ramës dhe për ti mbushur sërish këtij të fundit i duhen 84 vota, të cilat nuk i ka.

Ish-Ministri i Drejtësisë ironizon edhe OSBE-në për kalimin në heshtje të këtij propozimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat