Çështja “Babale”, Florenc Hoxha del pas 3 orësh dëshmi në Prokurori

Shqipëria

Çështja “Babale”, Florenc Hoxha del pas 3 orësh dëshmi në Prokurori

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:57
Florenc Hoxha

Ditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, i cili është marrë në pyetje rreth videos së dytë, të çështjes “Babale”.

Ish-kreu i policisë bashkiake është thirrur në Prokurori në cilësinë e intervistuesit në atë video, ku shfaqet Alfred Alizoti dhe thotë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu,e ka shoqëruar me makinën e tij në ambientet e Prokurorisë.

Pas 3 orësh marrje në pyetje Florenc Hoxha është larguar pa bërë asnjë koment për mediat, në lidhje me atë çfarë ka deklaruar, por mendohet e ai është pyetur rreth kushteve në të cilat është bërë intervista me Alizotin.

Prokuroria pritet të kryejë dhe një seancë ballafaqimi mes Hoxhës dhe Alfred Alizotit.

Në pyetje do të merret edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat