Alarmi me ndotjen akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

Shqipëria

Alarmi me ndotjen akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:12
Foto ilustruse

70 decibël ditën dhe 57 decibël natën, pra rreth 20 decibël më e lartë se standardet e Bashkimit Europian shkon norma e ndotjes akustike për Tiranën.

200 raste të reja të fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin regjistrohen çdo vit në vendin tonë dhe shkak kanë ndotjen akustike.

Ogerta Ujkashi, nisma " Pa Zhurmë" deklaroi në " Wake Up" se nga monitorimi doli se ndotja më e madhe akustike vjen nga makinat në trafik.

"70% e ndotjes akustike shkaktohet nga trafiku, ndërkohë që pranë shkollave ndotja akustike arriti vlerat maksimale"- u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat