Shpronësohen pronarët e prekur nga “Rikualifikimi i qendrës Bajzë Kastrati”

Shqipëria

Shpronësohen pronarët e prekur nga “Rikualifikimi i qendrës Bajzë Kastrati”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:52
Malesia e madhe

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e radhës së qeverisë vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i këtij projekti. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Malësisë së Madhe. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë të përgjithshme prej 15 312 062 (pesëmbëdhjetë milionë e treqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekësh, që do të përballohet nga Fondi i Shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave parashikohet që shpronësimi të fillojë menjëherë.

Vendimi, detyron pronarët, të paraqesin së pari, dokumentacionin pranë bashkisë së Malësisë së Madhe dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në këtë bashki brenda 30 ditëve, nga miratimi i këtij vendimi pritet të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe, duhet të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit, për pasuritë e shpronësuara. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat