Dhuna në familjet shqiptare, këto janë dy qytetet që mbajnë rekord për rrahjen e grave

Shqipëria

Dhuna në familjet shqiptare, këto janë dy qytetet që mbajnë rekord për rrahjen e grave

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Fenomeni i dhunës në familje vijon të rritet në shoqërinë shqiptare.

Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit mban numrin më të lartë të dhunës ndaj grave me 32 të tilla për 10 mijë banorë, i ndjekur më pas nga qarku i Vlorës me 27 të tilla për 10 mijë banorë, dhe më pas vjen Tirana, Berati dhe Elbasani.

Sevim Arbana Kryetare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”: Është një sjellje e një mashkulli ndaj një femre që tregon, se femra është në dorë të një mashkulli që mund të bëjë çdo gjë .Denoncimet në polici tregojnë një realitet që është realiteti i dhunshëm ndaj grave, dhe një realitet tjetër që gratë po fillojnë të flasin

Pas nuk mbetet as kryeqyteti. Vetëm në Policinë e Tiranës gjatë këtij viti janë regjistruar 40 denoncime më shumë se 2017 të grave për dhunën  e ushtruar.

“ Ne e marrim në kontekstin pozitiv, pasi dhuna ekziston dhe ka shumë gra që e agravojnë situatën tyre, e lejojnë dhunën dhe shkojnë deri atje sa u merr edhe jetën, plus gjymtohen nxihen deri sa detyrohen të shkojnë në prokurori”.

Por jo në çdo rast dhuna në familje dhe kryesisht ndaj grave denoncohet, qarku i Dibrës dhe Kukësit ka numrin më të ulët të grave të dhunuara.

“ Gratë dhe vajzat e reja e tregojnë dhe flasin për dhunën, ato mbi 40 50 vjeç e kanë për turp të flasin”.

Ndonëse të pakta në numër, edhe burrat kanë denoncuar dhunën e ushtruar  ndaj tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga Televizioni Klan, më shumë se gjysma nga 400 denoncimet e grave në polici kanë marrë urdhër mbrojtje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat