Myftaraj: Edi Rama më çertifikon titullin e emisionit tim

Shqipëria

Myftaraj: Edi Rama më çertifikon titullin e emisionit tim

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:26
Kastriot Myftaraj

Në emisionin e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj thotë se kryeministri Rama me simbolin e yllit, që ai e mban në veshjet e tij, çertifikon titullin e emisionit.

Myftaraj: Megjithëse tani ka kapërcyer vitin emisioni im "Ju flet Moska" në Ora News, përsëri ka shumë njerëz që pyesin për kuptimin e titullit. Madje ka edhe keq kuptime, por i kisha parashikuar.

Ajo që nuk kisha parashikuar është që të kisha ndihmën e kryeministrit Rama për të sqaruar titullin e emisionit im.

Emisioni im ka kuptimin që "Ju flet Moska" ka qenë një propagandë e fjalës së rreme. "Ju flet Moska" u bë një simbol botëror i demagogjisë.

"Ju flet Moska" në Shqipëri është një realitet edhe sot. Në kuptimin jo se flet Moska rusisht këtu, por mendësia e një pjesë të politikës këtu është  e tillë që flet shqip, por mendon rusisht.

Rama nuk ka bindje ideologjike komuniste. Rama nuk dëshiron të ndërtojë sistemin komunist në Shqipëri. Por Rama di shumë mirë një gjë. Në mendjen e njerëzve është ngulitur thellë ideja se ylli i kuq është simbol i pushtetit. Prandaj e përdor ai yllin për të luajtur me këtë mendësi.

Nuk ka dyshim që me yllin e kuq flet Moska. Nuk ka asnjë liri, ka robëri sovjetike. Ajo që më bën përshtypje është edhe ylli zi që përdor kryeministri. Ylli i zi është simbol i magjisë së zesë të santanizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat