Plagosja e kreut të PD, policia: Ja pistat ku po hetohet

Shqipëria

Plagosja e kreut të PD, policia: Ja pistat ku po hetohet

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:39
Foto

Kryetari i PD-së së Ulzës Gjovalin Rica është plagosur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të policisë, të cilat kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Rica mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.

Burime policore kanë bërë të ditur se po hetohet në disa pista për këtë ngjarje të rëndë.

Dy pistat kryesore të ngjarjes janë ajo e plagosjes nga një person tjetër, pasi dëshmitarë kanë treguar se gjatë mesditës së sotme Gjovalin Rica ka pasur një debat me një person tjetër.

Ndërsa po verifikohen edhe deklarimet se mund të jetë një vetë plagosje.

Deri më tani policia ka lëshuar vetëm një  deklaratë paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat