Pilulat kundër shtatzanisë kthehen në problem serioz në Shqipëri

Shqipëria

Pilulat kundër shtatzanisë kthehen në problem serioz në Shqipëri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:48
Ilustrim

Pilulat kundër shtatzanisë po përdoren gjithnjë e më shumë dhe mund të gjenden lehtësisht në çdo farmaci.

Ato merren pa një letër rekomandim nga mjeku. Por çfarë thonë mjekët gjinekologë për përdorimin e shpeshtë të tyre?

"Mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore, jo direkt infertilitet, por ka ndikime anësore të pakthyeshme…”-shprehet mjeku

Pilulat e emergjencës që merren 24 orë pas një raporti seksual janë edhe më të rrezikshmet sipas mjekëve.  

“Ato sjellin dëme më të mëdha, pasi vajzat i marrin pa bërë ndonjë konsultë paraprake…”-thekson mjeku gjionekolog.

Sipas mjekut Gjoni këto pilula po përdoren nga moshat e reja të cilat kanë edhe më tepër dijeni për to, por pikërisht në këto mosha mund të ketë edhe pasoja të pakthyeshme që veprojnë më pas si efekt ‘boomerang’. Megjithatë këto medikamente kanë ndikuar në uljen e numrit të shtatzanive të padëshiruara.

“Nuk mund të them një numër konkret, pasi ka edhe klinika private që e ofrojnë këtë shërbim, megjithatë prej tyre ka deri diku shpëtim nga aborti.”

Edhe pse pilulat jepen pa një recetë mjeku, specialistët sugjerojnë që vajzat të marrin informacion paraprak për pasojat që mund të sjellin këto medikamente në shëndetin riprodhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat