Ditmir Bushati reagon pas dorëheqjes së Nikos Kotzias

Shqipëria

Ditmir Bushati reagon pas dorëheqjes së Nikos Kotzias

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:05
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Përmes një shënimi në Twitter, Bushati falënderoi ish-kryediplomatin grek për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona” –shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat