Koncesionet, Shehi: Para që merren me fajde dhe afera korruptive

Shqipëria

Koncesionet, Shehi: Para që merren me fajde dhe afera korruptive

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:21
Dashamir Shehi

Politikani Dashamir Shehi i ftuar në "Arena", thotë se vlera e koncesioneve është 25 deri në 50% më e lartë, duke shtuar se në Shqipëri bëhen pa garë.

Shehu: Mjafton të lexosh dokumentet e KE, i cili thotë se në çfarë do lloj projekti të bërë me PPP, kostot e ndërtimit lëvizin 25 deri në 50 për qind më të larta. Në qoftë se rrugën Tiranë-Durrës, do më kushtojë po ta tenderojë me pare të marrë borxh ose nga buxheti i shtetit, kam 200 mln në dispozicion, në tender më del 130 e jap me PPP, këtë rrugë më del me 210. Kush është ky dashamirës biznesmen që merr paratë e veta i ofron Shqipërisë pa pasur fitime. 

Normalisht, me PPP marrim para me fajde sepse ia marrim këtij privatit me fajde. Pse duhet të na japë lekët e veta ky. Kostot e PPS-së, janë më të larta, e thotë Komisioni Evropian dhe nuk ka nevojë të investigojmë. Në Shqipëri shto edhe një përqindje korruptive. Këtu koncesionet janë bërë pa garë. Në Evropë, edhe kur janë bërë me garë dhe brenda rregullave, ai thotë se janë bërë me garë. Këtu janë bërë pa garë dhe sigurisht ka elementë korruptimi.

Borxhi i Shqipërisë do të rëndohet edhe pas 10 vjetëve. Këto janë histori që na kanë ndodhur. U dha Aeroporti i Rinasit, erdhi dita po mbaron koncesioni dhe i bëmë një shtytje. Disa akrobacira financiare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat