Shyti: Preken 20 mijë familje nga mbyllja e basteve

Shqipëria

Shyti: Preken 20 mijë familje nga mbyllja e basteve

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:59
Artan Shyti

Kryetari i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti i ftuar në "Arena", tha se nga mbyllja e pikave të basteve preken 20 mijë familje.

Shyti: Shqipëria është mbushur për faktin që shqiptarët nuk kanë çfarë bëjnë dhe rrinë atje, është mbushur me faktin që kompanitë gjejnë terren dhe i hapin dhe për faktin se dikush u jep licencë. 

Ishte paralajmëruar se do të hynte në fuqi ligji më 31 dhjetor ku do të vendosej distanca dhe rregullime teknike dhe që do ta kufizonte. Unë nuk besoj që duke e mbyllur, plaga "morale" nuk mbyllet duke mbyllur pikat e basteve. 

Nëse ne mbyllin bastet online, ikin nga puna 8 mijë veta dhe janë rreth 20 mijë familje që preken nga ky vendim, por prapë paratë do të shkojnë në këtë drejtim. Janë 45 mln euro që merr shteti, janë 30 milionë euro drita dhe ujë, janë qiratë e 4 mijë pikave që janë shumë më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat